Loading...

17 Herë kampioni karatesë largohet nga Shqipëria dhe bëhet kampion i padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara në MMA!

[sgmb id=”1″]

Adrian Hadribeaj është një sportist profesionist i arteve marciale. Ai është 27 vjec i lindur në Tiranë. Adriani ishte sportist i kombëtarës Shqiptare të Karatesë ku është shpallë kampion i padiskutueshëm 17 vite rresht, po ashtu kampion Ballkani dhe Europe, ndërkohë është renditur i 7 në botë duke përfaqësuar kombëtaren tonë.

Adriani është sportisti i parë që ushtron sportin MMA në botë ose ndryshë Arte Marciale të Miksuara. Aktualisht në SHBA ai ka një rekord amator prej 8 fitoresh pa asnjë humbje, gjë që e kaloi atë duke e kualifikuar si profesionist.

Ai ka kontrata me kompanitë prestigjioze në botë si Bellator MMA dhe King Of th Cage ku në të dyja këto federata është i pamposhtur.

Ndeshja e fundit e kampionit kuq e zi ishtë në Detroit ku arriti të fitojë me NockOut kundërshtarin amerikan Jay Ellis që në minutën e parë të raundit të parë. Në këtë kategori ka arritur 3 fitore rresht me Nock Out ku dhe nje ndeshje tjetër i jep të drejtën të luftojë për titull. Ne i urojmë suksese dhe na bëj krenar kampion

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com