Loading...

Më 1 Qershor hyn në fuqi Kodi i ri Doganor, që është miratuar në korrik të vitit 2014.

[sgmb id=”1″]

Më 1 Qershor hyn në fuqi Kodi i ri Doganor, që është miratuar në korrik të vitit 2014.

Kodi është hartuar në përputhje me direktivat e BE-së dhe ofron një sërë procedurash më të thjeshtuara për bizneset eksportuese dhe importuese me qëllim lehtësimin e tregtisë dhe nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare. Dispozita zbatuese të Kodit të ri janë përgatitur tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe hyjnë në fuqi së bashku me Kodin Doganor.

Njohja nga biznesi i mundësive dhe parashikimeve të Kodit të ri Doganor është i rëndësishëm për të përgatitur terrenin në zbatimin sa më të drejtë të praktikave doganore.

Për këtë, përfaqësues të DPD-së, njoftoi Atsh, në takimin konsultues me biznesin prezantuan disa nga aspektet më të rëndësishme të Kodit të ri me impakt për marrëdhëniet e biznesit, me administratën doganore si deklarimet në doganë, mundësitë për aplikim për procedura të thjeshtuara, regjimet doganore, informacioni i detyrueshëm tarifor, parashikimet e masave për shkeljet e Kodit, etj.

Po ashtu, përfaqësues të biznesit kërkuan që bazë për përcaktimin e detyrimeve të jenë faturat doganore. “Meqënëse ligji parashikon përdorimin e çmimeve të referencës kur dokumentet e paraqitura nuk garantojnë besueshmëri, ata thonë se nga dogana të kërkohet ndaj subjekteve dokumentacioni shtesë i nevojshëm për të demonstruar besueshmërinë e dokumenteve të paraqitura.  Të ketë transparencë të plotë ky proces si edhe procesi i caktimit dhe ndryshimit të çmimeve të referencës”, thanë ata.

Por nëndrejtore e Doganave, Mirela Meka duke pranuar faktin se çmimi i referencës do të jetë gjithmonë një shqetësim i ngritur nga biznesi tha se tashmë është krijuar database kombëtare e të dhënave të disponueshme dhe se vetëm në 11 % të rasteve aplikohet çmim reference nga 25 % që ishte vetëm pak vite më parë.

Ndërsa shqetësimit të ngritur nga biznesi për oraret e zhdoganimit për eksportuesit, Meka iu përgjigj se orari i përcaktuar është edhe në varësi të doganave homologe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com