Loading...

ZBULOHET “ZOJA E SHKODRËS”, DYFISH MË E MADHE NGA Ç‘DIHEJ

Me  25 prill 1467, figura e Zojës, atëherë afresk në një mur të kishës rrëzë kalasë së Rozafës, u shkoq prej vendit dhe, e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë, zuri vend në Kishën e Genazzanos në Itali. Tashmë ky shtegtim i “Zojës së Këshillit të Mirë”, mbush plot 550 vjet dhe, me këtë rast, u mbajt sot në Shkodër një konferencë e posaçme shkencore.  Ekspertja Edlira Çaushi thotë se surpriza e parë që ndeshi ishte fakti që përmasat reale të kësaj vepre janë sa dyfishi i asaj që jemi mësuar të shohim.

“Imazhi i Zojës është pikërisht imazhi i Shën Mërisë me Krishtin. E punuar me një teknikë të tipit “Grlikofiruse”, e realizuar në një suportmuror, mbi një suva. Kjo pikturë e realizuar pjesërisht në teknikën e afreskut, por dhe me disa prekje në të thatë, është një bashkërendim teknikash. Ajo është bërë mbi një sipërfaqe murore prej 85 cm lartësi dhe 43 cm gjerësi. Dhe kjo ishte një surprizë e madhe që duhet të bëhet e ditur për të gjithë”.

Sipas saj, historia e “Zojës së Këshillit të Mirë”, apo, siç njihet më shpesh, e Zojës së Shkodrës, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë. Ky i fundit, me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit.

Rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figura e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë kështjellës së Rozafës. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndal në Genazzano, afër Romës. Festa e 25 prillit e cila njihet edhe si dita e “Zojës së Këshillit të Mirë”, nga vendësit në Itali njihet si “La Vennuta” –“E ardhura”.

Por cilat janë teknikat e përdorura në punën e saj? Në bazë të hulumtimit shkencor të një ekipi specialistësh shqiptaro-italianë, të angazhuar nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare “piktura murale është një pikturë në teknikën e afreskut, e prekur me teknikën e gjysmës së thatë. Kjo teknikë realizohet kur suvaja është ende e njomë dhe këto shenja janë të gjitha  evidente, sidomos në aureolën e Shën Mërisë me Krishtin, dhe në disa elemente të tjera, siç është ajo e ylberit të sfondit  apo e poltronës së Shën Mërisë me Krishtin. Ndërsa disa ngjyra, sipas analizave të bëra me rrezet “ultra violet”, që ne kemi bërë,  gjatë hulumtimit në Genazzano, kanë rezultuar disa prekje në teknikat në të thatë. Sepse disa ngjyra të përdorura mbi  këtë murale nuk janë kompatibël me teknikën e afreskut. Dhe janë shenja të përdorimit të një teknike mikse”

.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com