Loading...

ZBULOHET SESI U EKZEKUTUA SHQIPTARI NË MES TË ROMËS, DYSHOHET PËR PAZARE TË DROGËS!

[sgmb id=”1″]

Media italiane ka zbardhur mënyrën sesi 43 vjeçari Gasper Reci është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Italisë.

Dëshmitarët kanë treguar se në momentin e vrasjes kanë parë një makinë “Smart” e cila i është afruar 43 vjeçarit.

Po sipas dëshmive, Reci është thirrur nga personat brenda në makiën dhe në momentin që shqiptari ka kthyer kokën, e kanë qëlluar për vdekje.

Po sipas medias italiane, Gasper Reçi ka qenë një person me precedentë penalë, pasi është dënuar për trafik droge.

Ekzekutimi i tij ndodhi në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergana, pak metra larg banesës së 43 vjeçarit nga Shqipëria.  Gasper Reçi është qëlluar me 4 plumba dhe pavarësisht ardhjes së ambulancës në vendngjarje, ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.

Në shtëpinë e tij ka qenë e bija e cila me të dëgjuar të shtënat ka lajmëruar policinë.

Deri më tani hetimet e policisë së Romës janë shtrirë në disa pista, por kryesore mbetet ajo e pazareve të drogës

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com