[sgmb id=”1″]
. Deputetët e LSI-së, krahas kreut të Kuvendit, Ilir Meta kanë propozuar edhe një emër tjetër si kandidat për President.
Mësohet se ai është Petrit Vasili, ministri aktual i Drejtësisë. Ai është një emër alternativ për postin e Presidentit të Republikës.
Nuk dihet ende sa firma ka marrë Vasili në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së.
Në seancën e nesërme që mbahet në orën 17:00 është edhe raundi i katërt i zgjedhjes së Presidentit.
Meta u njoftua më herët se është kandidati i parë nga ana e LSI për president.
Në dalje të takimit me Ramën pas 15 minutash, Meta nuk ka pranuar të flasë për mediat për të dhënë informacione më tepër. Dy raundet për zgjedhjet e Presidentit do të digjen të dyja nesër. Kryeministri Edi Rama ishte në shoqërinë e Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës në takimin e zhvilluar me Metën në Vilën 30.