[sgmb id=”1″]
Në Vlorë, ka nisur projekti pilot i angazhimit të dënuarve me shërbim prove, me punë komunitare. Zbatimi ka filluar me 10 të dënuarit e parë për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ata do të menaxhojnë trafikun në akset pranë shkollave.
Të gjithë të dënuarit me dënime alternative dhe që janë pjesë e skemës së Shërbimit të Provës, tashmë nga një marrëveshje bashkëpunimi mes kësaj zyre, me Formimin Profesional dhe Shërbimin e Punësimit, do të jenë të detyruar të bëhen pjesë e skemës së formimit profesional.
Shefi i zyrës së shërbimit të provës Taulant Korkaj ka theksuar edhe njëherë kategoritë e të dënuarve që do të përfitojnë nga ky bashkëpunim.
Të dënuarit për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt tashmë janë përkrah Policisë së Vlorës.
Institucioni i Shërbimit të Proves ne bashkepunim me drejtorinë rajonale të policise kanë mundësuar integrimin në punë komunitare për menaxhimin e trafikut të kësaj kategorie të dënuarish.
Drejtori i institucionit, Taulant Korkaj, tha se kryesisht janë pozicionuar prane institucioneve arsimore ku udhëzojnë automjetet, por dhe nxenesit per qarkullimin.
Aktualisht kjo mënyrë e shlyerjes së dënimit po konkretizohet fillimisht tek 10 të dënuar per drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, nderkohe qe rastet pritet të jenë në rritje.