Vlorë
Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arrestohet shtetasi:
– R B, 30 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim si autorë i ngjarjes së ndodhur më datë 01.09.2015, ku janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në qytetin e Vlorës.
Vepër penale për të cilën shtetasit B i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.