[sgmb id=”1″]
Vlorë
Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “BEDROOM” !
Sekuestrohen 37 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në një banesë.
Kapet autori, shpallet në kërkim bashkëpunëtori !
Arrestohet në flagrancë pronari i banesës, shtetasi:
B. G., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Si rezultat i një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur zhvillimin këtij operacioni mbi bazën e të cilit është bërë gjetja dhe sekuestrimi i një sasie me lëndë narktotike në banesën e shtetasit të mësipërm.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Grabovaj, në lagjen “1 Maji”, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 37 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe shtetasi:
N.G., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.