[sgmb id=”1″]
Postoblloqe të shumta të policisë rrugore janë ngritur në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit të vlores që nga fillimi i kësaj jave.
Gjithashtu postoblloqe të policisë rrugore janë ngritur edhe brenda në qytet si tek kryqëzimi, tek zona e Skelës .
Në të njëjtën kohë shërbime të përforcuara të policisë rrugore janë ngritur edhe përgjatë autostradës Vlore Fier , si dhe në akse të tjera rrugore që mbulon Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë .
Efektivët e policisë rrugore kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që qarkullojnë nëpër akset kryesore rrugore. Objekt i kontrollit kanë qenë kryesisht mangësitë në dokumentacionin e automjeteve, përdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi i kaskës mbrojtëse tek mjetet motorike etj.
Nga kontrollet e ushtruara Policia Rrugore e Qarkut Vlorë gjatë këtyre ditëve të fundit ka gjobitur 90 drejtues automjetesh, ndërkohë që mësohet se 8 makina janë sekuestruar nga efektivët e rrugores. Shkeljet më të shpeshta të Kodit Rrugor, për të cilat janë gjobitur drejtuesit e mjeteve kanë qenë mangësitë në dokumentacionin e mjeteve dhe mos vënia e rripit të sigurimit.