Një person në Pogradec ka tentuar ditën e sotme vetëvrasjen. Për shkaqe ende të paditura, ai ka qëlluar veten me armë në kokë.
Nga të dhënat e deritanishme, 60-vjeçari, i identifikuar si Vladimir Fezollari, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
Detaje të Policisë së Korçës:
Më datë 18.04.2017, rreth orës 11:50, jemi njoftuar se buzë liqenit në lagjen nr 1 në Pogradec është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi V.F, 59 vjeç, banues në Pogradec.
Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë dhe Ambulanca.
Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë tip “Mini-Zastava” dhe dy gëzhoja.
Shtetasi i mësipërm u transportua në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.