Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të beftë për shtyp pak minuta më parë në lidhje me krizën që ka kapur vendin javët e fundit, e cila sipas tij është stisur nga një tufë politikanësh, gjykatësish dhe analistësh.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka qenë gjithnjë i gatshëm për të zhvilluar dialog me opozitën për çështje që e shqetësojnë atë.
“Qeveria po i lutet për dialog, opozita po e bojkoton këtë vend
nuk ia kemi dalë të kemi një dialog që të konsiderohet i denjë për bashkëjetësën demokratike, pasi opozita nuk ka dashur të përfitojë nga hapësira në parlanment për 3 vite.
Unë jam këtu sërish për dialog dhe pa kushte, ato kërkesa janë të padëgjuara për demokracinë në 20 vite, une e kam pranuar diskutimitn e këtyre kërkesave në tryeze dhe kam pranuar zhvillimin e dialogut me ose pa median dhe pa asnjë kusht. Unë e kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me bashën por pa sukses”., – u shpreh Rama.