Loading...

Vdes ne QSUT adoleshentja 16 vjecare!

Ditën e sotme një adoleshente ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas të dhënave viktima është A.M., 16 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është helmuar në banesën ku jetonte, gjatë ditës së djeshme.

Të afërmit kanë qenë ata që e kanë gjetur të renë në gjendje të rëndë duke e dërguar në spital.

Por pavarësisht ndihmës së dhënë, ajo ka ndërruar jetë në orët e pasdites së të martës.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të vdekjes së adoleshentes, ndërkohë pritet aktit mjeko ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Policia po merr në pyetje familjarët e vajzës për të mësuar nëse e ndjera kishte shfaqur ndonjë shqetësim.

Për të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e adoleshentes materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranë për vlerësim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com