[sgmb id=”1″]
Postieri, Ersuel Kamxhiu, që humbi jetën dje në aksident, në hyrje të qytetit të Lushnjes ishte pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, lajmin tragjik i ka kushtuar edhe një mesazh lamtumire.
“Tragjike për të gjithë ne! Do na mungosh! Lamtumirë djalë i mirë e i dashur! Lamtumirë Ersuel!”- shkruan Kryemadhi.
Aksidenti ndodhi dje, kur motorçikleta e punonjësit të postës u përplas me një automjet.
Me herët edhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i dha atij përshëndetjen e fundit, me një mesazh mbushur me dhimbje për fundin tragjik.
Postimi i Petrit Vasilit
SAPO MESOVA PER LAJMIN TRAGJIK/
Ersuel Kamxhiu u nda prej nesh. Nje dhimbje qe na e copetoi zemren. Buzeqeshja dhe dashuria e tij do na mungoje gjithe jeten. Nje dite te tille te dhimbshme nuk do donim ta jetonim kurre. U prehsh ne paqe o djale i mire, mik i shkelqyer dhe familjar i mrekullueshem. Me dhimbje pa sherim te pershendes per te fundit here.