Ditën e sotme dy persona tentuan të rrëmbenin një 24-vjeçar për shkak se e akuzonin për vjedhjen e banesës së tyre.
Sipas burimeve L.L 22 vjeç dhe M.M 34 vjeç dhunuan me sende të forta të riun me iniciale Xh.L dhe tentuan ta fusnin me forcë në makinën e tyre. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit të qytetit të Beratit.
Policia arrestoi dy personat që tentuan të rrëmbenin 24-vjeçarin. Pas marrjes në pyetje, ata thanë se Xh.L ka dijeni për vjedhjen e banesës së tyre, ngjarje që ka ndodhur para disa muajsh.