Zyrtarët rusë dhe serbë thonë se Serbia është duke kërkuar që përveç aeroplanëve luftarakë dhe tankeve, të ketë edhe një sistem mbrojtës ajror.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se e ka negociuar blerjen e raketave kundërajrore “S-300” gjatë bisedimeve të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan AP.
Edhe pse Serbia pohon se dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, është duke i forcuar marrëdhëniet ushtarake, ekonomike dhe politike me aleatin e vet sllav, Rusinë, e cila po tenton ta rritë ndikimin në Ballkanin e këputur nga lufta, shkruan AP.
Por, blerja është lënë nën hije në Serbi nga zërat nga rivali, Kroacia, se gjatë luftës për pavarësi nga Jugosllavia e udhëhequr nga Serbia në vitet 1990-ta, Rusia e furnizoi Kroacinë me sistemin e njëjtë raketor – shkelje e mundshme e embargos së OKB-së ndaj armëve në atë kohë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë sot se zërat nga Kroacia kanë për qëllim minimin e marrëdhënieve të Moskës me Beogradin.