Një zhvillim i ri në Itali mund të hedhë dritë mbi trafikun e madh të drogës që zhvillohet midis dy anëve të Adriatikut, duke nisur nga Shqipëria me destinacion Evropën Perëndimore përmes Italisë.
Një i penduar i ri nga organizata kriminale kalabreze ‘Ndrangheta ka bërë të dridhen eksponentët e krimi në Itali e me siguri edhe jashtë saj.
Bëhet fjalë për “peshk të madh”, një nga bosët e vërtetë të kriminalitetit, Nicola Femia, pendimi i të cilit hap skenarë të rinj për autoritetet e anti-mafias në Itali.
Femia është një eksponent i spikatur i bizneseve të pistë të ‘Ndranghetas, i cili ndër vite ka arritur të ndërtojë raporte me çdo lloj personi. Është ndër bosët e egër, i cili vite më parë urdhëroi të vrisnin me plumb në gojë një gazetar, autor i disa kronikave për kriminalitetin në Emilia Romagna.
Gjithçka është mbajtur sekret në Itali për të penduarin e ri nga prokurorët italianë. Janë me qindra faqe materiale dhe deri tani deklasifikuar vetëm një pjesë e vogël, që ka të bëjë pikërisht me trafikun e drogës me Shqipërinë, objekt i procesit ‘Anje’ i cili është duke u zhvilluar aktualisht në Catanzaro