Loading...

Të rinjtë e Kavajës nuk e lënë të flasë, Rama ulet dhe…

[sgmb id=”1″]

Rama nuk ka nguruar pa shkëmbyer batuta me të rinjtë në Kavajë, ku mbajti nje takim me ta. Ata e kanë pritur me shumë zhurmë dhe inovacion saqë e kanë ndalur së foluri.

Rama: Nga je ti nga Luzi ….Po ti nga je ti , nga je, nga je …

Qytetari: Kavaja..

Rama: Kavaja brenda…Po ju them që…ore ti.. dëgjo ti paske rilindur, të paska rilidur berberi je bërë tamam si tifozi i Bajerit. Po flas me ju dhe dua t’iu them që ne … Saliu thotë i sjellin me zor këtu, nuk po me lini me fol.

Rama: Do rri këtu pa fol derisa të pushoni. Unë edhe mund të shtrihem dhe t’ia fus gjumit.

 

Rama akuza PD-së dhe Saliut nga Kavaja: Kazanin e tradhtisë…..

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me të rinjtë e Kavajës, ku nga ata nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Partinë Demokratike për bojkotin e zgjedhjeve për kryetar bashkie që do të zhvillohen më 7 maj në këtë qytet.

Në fjalën e tij ai është shprehur se PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha duan të ndalin zhvillimin e Kavajës dhe Shqipërisë.

“Ky është sheshi ku në vitet 90 kavajasit dolën ku të rinjtë dolën për të kërkuar demokracinë. Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisë. Asgjë s’u bë për Kavajën.

E lanë në pikë të hallit, e lanë pa rrugë, pa drita, pa shpresë. Sot duan të rikthehen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë, për t’u gjykuar me votë. Por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës dhe të ardhmen.

Duan të rikthen dhe të ndalojnë orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli. Për të përplasur qytetarët, familjet e zakonshme, duke i përçarë..”, tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com