Loading...

Sot ne bibloteken “Shefqet Musaraj” u respektua Dita Boterore e Librit!

[sgmb id=”1″]

U respektua sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë Dita Botërore e Librit.

 

Iishin të pranishëm  Prof. Dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Nexhip  Mërkuri”, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, Ish drejtoresha historike e Bibliotekës në vite zonja Liljana Gjika, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” zoti Myrteza Mara, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve zoti Albert Habazaj, poet dhe shkrimtar të njohur, nxënës të shkollave dhe prindër të tyre, përfaqësues nga Korpusi i Paqes i Shteteve të Bashkuara etj.

Fjalën e rastin e mbajti Çlirim Hoxha duke theksuar se dita botërore e librit organizohet nga Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.

Më pas u ndanë certifikatat “Miku i Librit” ku u lexua motivacioni për çdo lexues dhe në fund firmosur nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dr. Dritan Leli.

Pas këtij momenti të pranishmit u ngjitën në katin e dytë të Biblioekës ku vizituan ekspozitën me harta të vjetra që tregonin ku shtrihej Iliria pellazgjike e deri te shqiptarët e sotëm në Ballkan, gjetur këto në bibliotekat, arkivat dhe muzetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com