[sgmb id=”1″]
Shkencëtarët nga Universiteti Herfordshire, në Britani, kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.
Studimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One. Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi i magnezit që aplikohet nëpërmjet lëkurës, mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e dobët të imunitetit. Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.
Për njerëzit që kanë probleme me tensionin e gjakut, sistemin imunitar, kardiovaskular dhe sindromën metabolike rekomandohet që të rrisin nivelet e magnezit në dietë ose të marrin suplemente të këtij minerali.
Një alternativë për njerëzit që kanë vështirësi në marrjen e ilaçeve mund të jetë aplikimi I vajrave të magnezit ose kremit që absorbohet nëpërmjet lëkurës.