Ja kush jane emrat e 3 drejtorëve të policisë në qarqe, që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”.
Më poshtë, po iu sjellim emrat e 3 drejtorëve, që do vijojnë detyrën në qarqet përkatëse:
Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.
Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.
Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit – Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shtetit