Roza Lati është një nga vajzat që për tipin e çiltër dhe që nuk nguron të thotë atë që mendon.
Ajo në intervistën e “da’SARA” dukej sikur moderatorja ishte shumë e fokusuar tek modelja Aurela Hoxha.
Roza pranoi që kishte një të dashur, dhe u pyet nga Dasara nëse ai i bënte dhurata materiale apo e çonte në Maldive apo destinacione të ngjashme.
“T’më çojë në Maldive i dashuri? Pse Aurela jam unë? Nejse i lumtë asaj, me të vetën është mirë Aurela”, u përgjigj Roza.
Gazetarja Dasara ka vazhduar: “Po pse, bjonde ti, bjonde dhe Aurela?”,
“Vende vende xhaxha!” ka përfunduar Roza.