Ja kush jane Drejtoret e Qarqeve të cilët largohen nga detyra, shkojnë në pozicione paralele ose në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ja kush jane emrat e 9 drejtuesve, të cilët janë larguar nga detyra.
Më poshtë keni edhe drejtorët e 9 qarqeve që largohen:
Perlat Çullhaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës – 9 Tetor 2013. Që nga kjo ditë nuk ka lëvizur nga detyra e drejtorit të policisë së qytetit bregdetar.
Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut të Vlorës – 1 shtator 2014 emërohet drejtor i policisë në Vlorë, pas një eksperience si shef komisariati në Durrës.
Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës – Në 26 gusht 2015 merr postin që ka dhe sot. Më parë ishte drejtor i forcës operacionale.
Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Korçës – Në 26 Gusht 2015 merr detyrën që ka tani, pasi më parë mbante postin e drejtorit të Policisë Lezhë.
Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës – Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.
Fatmir Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit – Në 14 qershor 2016 merr këtë detyrë, pasi më parë ishte shef i Komisariatit 5 në Tiranë. Ndër të paktët që ka një kohë kaq të shkurtër në këtë post të lartë.
Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarku të Fierit – Në 9 tetor emërohet drejtor i policisë Elbasan. Në 27 prill 2015 transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.
Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarku të Shkodrës. Është më mediatiku nga të gjithë. Ka ndërruar 3 drejtori, nga Kukësi, në Lezhë dhe tani në Shkodër. Ka pasur edhe një sherr me grushte me shefin e Krimeve në Policinë e Kukësit.
Ermal Muça, drejtor i Policisë Qarkut të Lezhës. – Në datën 21 tetor 2016 emërohet në detyrën që mban edhe sot. Në 5 maj 2015 do emërohej zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Më parë ai mbante postin e zv/drejtorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, që nga tetori i 2013