Loading...

Sherbimet e Policise Kufitare Vlore godasin nje tjeter rast per trafik te lendeve narkotike me rruge detare.

Policia Kufitare Vlorë parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafik me rrugë detare të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni Vlorë

Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.

Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.

Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorr “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.

Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike.

Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF

Ndërko Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore.

Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com