Policia ka rritur shpërblimi për këdo që ka informacion për vrasësit e ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku.
Më herët, ishte vënë në dispozicion shuma prej 30 milionë lekësh të vjetra, ndërsa sot kjo shumë ka shkuar në 100 milionë lekë të vjetra për këdo që jep informacione që çojnë drejt zbardhjes së ekzekutimit të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, ekzekutim ky i ndodhur më 8 prill.
Policia garanton gjithashtu ruajtjen e anonimatit për personat që japin informacione të vlefshme.
Pak ditë më parë, policia publikoi një video nga një kamera sigurie, ku dukej vrasësi i veshur sportiv dhe me një kapele të bardhë.
Gjatë 24 orëve që pasuan publikimin e pamjeve filmike të personit të dyshuar, mësohet se policia ka marrë në sallën operative të paktën dy telefonata në orë për këtë rast.