Loading...

Rama:Nuk eshte koha per bllokim.Te zhbllokojme rrugen drejt BE!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk është koha të bllokohen rrugët, por të zhbllokohet e ardhmja europiane e vendit.

Ky qëllim tha kryeministri arrihet duke zbatuar procesin e Vettingut për ti dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë nga të korruptuarit.

Rama shfrytëzoi përfundimin e rikonstruksionit të parkut arkeologjik të Apollonisë për të përcjellë këtë mesazh për Opozitë.

Edi Rama: “Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, njerëzit që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian duke zhbllokuar rrugën e negociatave me Bashkimin Europian. Si mundemi ne që të kapërcejmë hendekun që na ndan ende sot me vendet e Bashkimit Europian, dhe si mundet që ne të ulemi në tryezën e familjes europiane duke qenë dinjitoz qoftë në pikëpamje të shtetit, qoftë në pikëpamje të zhvillimit ekonomik dhe social, nëse ne nuk e shembim murin e ngritur nga korrupisoni në sistemin e drejtësisë, nëse ne nuk i fusim të gjithë këta gjykatës dhe prokurorë në rresht për të kaluar skanerin e vetingut dhe për të ndarë ata që janë vërtet profesionistë dhe që vërtet mund ti shërbejnë Kushtetutës, ligjit dhe popullit duke dhënë vendime të drejta, me ata që duhet të shkojnë përpara drejtësisë si pengmarrës për rreth 20 vite të sistemit të drejtësisë.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com