Loading...

Rama:Jam ne komunikim te vazhdueshem kancelaren Gjermane!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama komentoi situatën politike dhe mesazhet e forta të dhëna nga Minsitri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Rama konfirmoi edhe komunikimet e vazhdueshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel, teksa shtoi se deklaratat e Gabriel janë qëndrimi zyrtar i Gjermanisë.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren dhe të tjerë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u tregua skeptik edhe për mundësinë e ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Kjo sipas tij për shkak të kërkesave absurde të opozitës e cila nuk tërhiqet edhe pse sipas tij ka vendosur kushte të pakuptimta.

“Edhe ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë shumë se për shkak se pozicioni për bllokimin e zgjedhjeve, dhe duke filluar nga bllokimi i Vettingut, nuk ka shumë për të diskutuar”, tha Rama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com