Loading...

RAMA: PËR SHQIPËRINË QË DUAM ME VOTUESIT E PARË TË KORÇËS!

[sgmb id=”1″]

Në Parkun Rinia të Korçës në një takim fantastik me të rejat e të rinjtë e qarkut dhe votuesit e herës së parë, që me votën e tyre do të kenë një rol vendimtar më 18 qershor për Shqipërinë që duam, me shtet, me punë, me mirëqenie.

18 qershori nuk u përket partive. Zgjedhjet janë të popullit, nuk janë të partive. Zgjedhjet janë dita kur partitë janë të gjitha në heshtje përpara gjykimit të popullit dhe është populli ai që vendos. Më 18 qershor çdo votues ka një detyrë dhe një mundësi historike, që me votën e tij të vendosë për Shqipërinë e ëndrrave dhe aspiratave të tij.

Në 3 vjet e gjysëm kemi bërë shumë por kemi ende edhe më shumë për të bërë. Shqipëria që kemi është më mirë sot se tre vjet e gjysëm më parë, por është ende larg së qeni Shqipëria që duam. Prandaj nuk mund të kthehemi pas, sepse duhet të vazhdojmë të bëjmë shtet në çdo sektor; të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin pasion që luftojmë për drejtësinë, edhe për të rritur ekonominë më shumë, për të krijuar më shumë punësim, për të krijuar më shumë mundësi për mirëqenie. Shqipëria që duam është një vend ku mirëqenia është një mundësi për të gjithë, jo një status i privilegjuar për ata që kanë njohje, tesera, para e kushërinj me pushtet. Një Shqipëri ku çdo familje krijon mirëqenie dhe ku socialistë e demokratë, të majtë e të djathtë, nuk e shikojnë njëri – tjetrin me urrejtje, por sëbashku ndërtojnë jetën e merituar për vete e për fëmijët e tyre.

Fotografia e Edi Rama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com