Loading...

Qytetaret japin emra:E pame vrasesin e Artan Cukut dhe e njohim.

Vetëm pak ditë më parë u vra nga persona të paidetifikuar ish-komisari Artan Cuku.  Por për vrasjene  tij u publikua një video nga ana e policisë ku shfaqeshin autorët e dyshuar të atentatit. Pas publikimit të kësaj video-je policia e shtetit vuri në dispozicion një shumë parash për ata që duhet të japin informacion rreth idetifikimit të këtyre e personave të dyshuar.

Pas publikimit të kësaj video kanë ardhur një “lumë telefonatash” në Policinë e Tiranës. Gjatë 24 orëve që pasuan publikimin e pamjeve filmike të personit të dyshuar, policia ka marrë në sallën operative të paktën dy telefonata në orë për këtë rast, shkruan Panorama.

Telefonuesit më të shumtë në numrin 0694110299 i kanë dhënë policisë informacione dytësore, që kanë të bëjnë me lëvizjet e personit të dyshuar.

INFORMACIONET: 

“Disa prej telefonuesve pretendojnë se e kanë parë personin duke vrapuar, në një kohë që përkon me disa minuta pasi kishte ndodhur vrasja”, thanë burime nga policia.

Sipas tyre, qytetarë të tjerë që kanë telefonuar pretendojnë se e kanë parë të dyshuarin, por orari që ata kanë dhënë përkon me kohën 30 minuta apo një orë para se të kryhej vrasja me pesë plumba e Artan Cukut te pallati ku banonte në Rrugën e Kosovarëve, pranë Gardës së Republikës.

Burimet policore kanë thënë se një numër më i kufizuar personash që telefonuan në numrin në dispozicion kanë pretenduar se e njohin personin në video dhe kanë dhënë edhe identitetin e tij.

Mësohet se policia po i verifikon emrat e dhënë, ndërkohë që bëhet me dije se identitetet që kanë dhënë qytetarët përkojnë me persona që kanë precedentë të fortë penalë e madje edhe me shtetas në kërkim për vepra të rënda penale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com