[sgmb id=”1″]
Më datë 28.04.2017, rreth orës 21:30, në rrugën “Ali Beqja” në Manëz, ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër dhe me pas është larguar.
Nga kqyerja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 gëzhoja mod-56, kaliber 7.62mm.
Policia e Durrësit po punon për kapjen e shtetasit I. A., 25 vjeç, banues në Manëz, Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni” dhe” Prishja e qetësisë publike” parashikuar në nenet 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.