Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punishteje për falsifikimin e këpucëve sportive. Pas marrjes së informacionit se në një ambient janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësitë e doganës kanë organizuar bastisjen e tij.
Pasi e kanë zbuluar në komunën e Skenderajt, kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.
Dogana ka konfiskuar:
1. Makinat për qepje
2. Makinat për shtypjen e etiketave
3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve:
a. Nike
b. Adidas
c. Puma
d. Reebok
e. Moster etj.
Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar dhe ka nisur hetimi
Dogana e Kosovës fton qytetarët që të njoftojnë në telefonin me nr. 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë.