Loading...

Prej tre ditesh i izoluar ne qelite e spitalit te burgjeve.Spitali psikiatrik nuk e mban!

Një 32­-vjeçar po mbahet prej tri ditësh i izoluar në qelitë e Spitalit të Burgjeve në Tiranë, ndonëse Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e tij.

Rasti është denoncuar nga ana e familjarëve të Florjan P., i proceduar penalisht për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “goditjes për shkak të detyrës”.

Përmes një vendimi të datës 19 prill 2017, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik”, në një afat prej 10 ditësh.

Në të njëjtin vendim Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit dhe ekzekutimin e masës në një qendër spitalore të përshtatshme. Në këtë vendimmarrje, Gjykata i referohet një spitali psikiatrik civil.

Por, sipas familjarëve, kjo nuk ka ndodhur me 32-­vjeçarin, i cili është dërguar dhe izoluar në Spitalin e Burgjeve.

“Kemi të bëjmë me një shkelje flagrante dhe brutale të Kushtetutës dhe ligjit procedurial penal. Prokuroria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, por ndryshuar atë”, tha Luan Daci, mbrojtësi i 32­vjeçarit.

Përmes një reagimi zyrtar për gazetën “Panorama”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se pranimi i Florjan P. në këtë institucion është bërë në zbatim të urdhër­ekzekutimit të Prokurorisë.

“Për ekzekutimin e këtij vendimi ka dalë urdhri i Prokurorisë ku urdhërohet shtrimi i përkohshëm i këtij shtetasi pranë IVSHB. Ne si institucion kemi kryer pranimin e këtij shtetasi në IVSHB në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të prokurorisë.

Masa të tilla shtrënguese të dhëna nga gjykatat nuk janë ekzekutuar nga spitalet psikiatrike civile dhe në këto kushte jemi ndodhur para detyrimeve për të zbatuar urdhrat e ekzekutimeve të Prokurorisë”, thuhej në reagimin e DPB­së.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com