Loading...

Populli i tij nuk ka bukë e ai jeton si mbret, ja pasuria marramendëse e Kim Jong Un !

[sgmb id=”1″]

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bën një jetë luksoze, ndërkohë që thuhet se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së këtij vendi vuan për bukë.

Basketbollisti amerikan, Dennis Rodman, që e vizitoi këtë vend para disa kohësh, tha se “gjithçka që do, Kim Jong-un e ka”.

Diktatori ka në pronësi një jaht të gjatë rreth 30 metra.

Avioni i tij privat është më i vogël se ai i presidentit Trump, por sërish mjaft luksoz në brendësi.

Diktatori ka një koleksion me orë luksoze dhe lëviz me një flotë me Mercedesa.

Një imazh satelitor i fiksuar para disa kohësh duket se tregon atë që njihet si ‘pallati lundrues i kënaqësive’ në Korenë e Veriut.

Anija luksoze është ankoruar në qytetin-port të Uonsanit.

Anija ka një pishinë gjigante, rrëshqitëse uji dhe kabina të mbushura me vajza.

Detajet e anijes luksoze i ka dhënë për herë të parë kuzhinieri i famshëm italian, Ermanno Furlanis, që dikur u dërgua në Phenian për të gatuar për elitën e vendit.

Prej kohësh dezertorët flasin për ‘skuadra të kënaqësisë’.

Bëhet fjala për vajza të reja, kryesisht të virgjëra, që plotësojnë dëshirat seksuale të liderit suprem dhe klikës së tij

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com