Loading...

Policia i ndjek,trafikantet i pergjigje me bresheri!

[sgmb id=”1″]

Disa trafikantë droge kanë qëlluar në ajër në përpjekje për t’i ikur ndjekjes së policisë në kufi me Maqedoninë. Policia Kufitare në Viçisht të Bulqizës, ka arritur të arrestojë dy prej trafikantëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se dy trafikantë udhëtonin me motor dhe dy me automjet.

Ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar  por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare pasi dy shtetasit që udhëtonin me motor dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia arriti të  arrestojë dy trafikantët në “Fiat” në një zonë pyjore pas mbërritjes së përforcimeve,  ndërsa po kërkon për dy personat me motor.

Në pranga përfunduan Ridjan Miftari, 26 vjeç, drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike, dhe B. I., 17 vjeç.

Ndërkohë që po kërkohen A.XH, dhe B.O, të cilët qëlluan në ajër gjatë ndjekjes së motorit të tyre.

Gjatë kontrollit të zonës përreth  sekuestroi katër thasë të mbushur me pako me lëndë narkotike Marijuanë me peshë rreth 105 kilogramë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë)./tvklan.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com