Ngjarja ka ndodhur në 13 shkurt 2017 në rajonin e Athinës. Sipas mediave greke, autori është një 39-vjeçar iraken.
Ky i fundit kishte qëlluar me sëpatë në pjesën e prapme të kokës të pastrehun shqiptar të moshës 48 vjeç.
Viktima ishte gjetur i ulur në kolltukun e një lokali të braktisur me plagë në kokë. Në këtë zonë, ku qëndronin të pastrehët dhe endacakët, banonte edhe 39-vjeçari iraken, por ishte zhdukur pas krimit.
Policia ra në gjurmët e tij dhe pasi e arrestoi, ai pranoi krimin.