Policia e Shtetit njoftoi se ka forcuar masat në të gjithë vendin kundër akteve terroriste në ditët e festimit të Pashkëve.
Policia ka hartuar një plan masash të veçantë në bazë të së cilit do të shtohen prezenca policore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale, në objektet fetare si dhe në ambientet ku do zhvillohet festa e pashkëve.
Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore. Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata. Shtimi i masave të sigurisë është bërë dhe për të parandaluar ngjarjet me karakter terrorist.