Drejtoria e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra oficeri i policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Nënkomisar Arjet Jança, pasi u filmua ditën e sotme duke dhunuar një qytetar në vendin e quajtur ‘’Ura e Zaranikës’’.
Sipas njoftimit, pezullimi i oficerit do të zgjasë deti në përfundimin dhe sqarimin e plotë të çështjes.
Mësohet se ndaj oficerit ka filluar proçedimi disiplinor për veprime arbitare.