Loading...

PËRPLASJET E PARA, PREFEKTJA E VLORËS S’PRANON KANDIDIMIN E 9-TA NË LISTËN E PS-SË: ZONA HUMBËSE!

[sgmb id=”1″]

Listat e kandidatëve për deputetë të Partive janë shoqëruar edhe me pakënaqësi. Rasti më i fundit vjen nga lista e PS-së për Qarkun e Vlorës.

E renditur në listë e 9-ta për qytetin bregdetar prefektja Etiona Hoxha ka vendosur të tërhiqet. Të paktën kështu shkruan ‘’ReportTv’’.

Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, por mësohet se PS ka dërguar një tjetër emër në KQZ, i cili do të bëhet publik në orët në vijim.

Kujtojmë se në këtë qark garon dhe vetë kryeministri Rama, emrin e të cilit qytetarët e Vlorës do ta kenë të 6-tin në listë.

Edhe pse Vlora është një nga bastionet e së majtës mesa duket për prefekten vendi i 9-të është një zonë rreziku. Listën për qarkun Vlorë nga PS-ja e kryeson ministri Damian Gjiknuri.
Lista e PS, Qarku Vlorë
1. Damian Gjiknuri
2. Vilma Bello
3. Alket Hyseni
4. Vullnet Sinaj
5. Andrea Marto
6. Edi Rama
7. Edmond Leka
8. Fatmir Velaj
9. Etjona Hoxha
10. Ramiz Tuci
11. Adrian Gurma
12. Elona Hotaj
13. Sanila Xhaferraj
14. Lindira Kondi
15. Suela Kotolloshi

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com