[sgmb id=”1″]
Ka përfunduar takimi i dy zyrtarëve të lartë të Parlamentit Evropian, McAllister dhe Fleckenstein, me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Takimi zgjati rreth 1 orë dhe u zhvillua te Kryesia e Kuvendit. Negociatorët kanë mbërritur sot në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Mësohet se dy eurodeputetët kanë propozuar një draft marrëveshje me 12 pika për zgjidhjen e ngërçit.
Më tej, zyrtarët pritet të takojnë dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha