Basha tha se Shqipëria nuk është në dorë të PS, por në dorë të trafikantëve, ndërsa Rama duhet të ishte prapa hekurave tani.
“Tha pak më parë se bota po qesh me ne, i them jo kryeministrit që sillet si klloun, nuk është momenti të hiqesh si palaco që bën për të qeshur botën, bota nuk po qesh me, bota është e shqetësuar me ne, se një vend anëtar i NATO që bllokoi trafikun e qenieve njerëzore, që futi banditët që ti po i liron në burg, u bë vend i NATO, po sot për shkak se në krye të vendit është jo vetëm një i papërgjegjshëm, por një aleat i krimit të organizuar nuk kontrollon dot as territorin, as kufijnë e vendit”- tha Basha, gjatë fjalës së tij nga cadra e protestës.
Sipas tij “drogën e ke ruajtur me Perlat Cullhajn që ka fytyrë dhe më përgjigjet mua. Nuk e arreston dot Perlat Cullajn siç nuk arreston dot Eskobarin e Ballkanit se ata janë këmbët e karriges ku ulesh përditë. Ditë për ditë kapen tonelata. Çfarë do bësh me magazinën e Manzës, çfarë do bësh me 400 ton në magazinën e Lezhës. Nuk e prek dot drogën sa ç’nuk prek dot Arben Ndokën.
Kjo është arsyeja e vërtetë sepse nuk pranon të largohesh dhe ti hapësh rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike. E ke lidhur fatin tënd me krimin, e ke lidhur fatin tënd me drogën ndaj dhe refuzon dialogun për qeverinë teknike”.
“Të kemi lënë të livadhisësh 19 vjet. E ke sunduar këtë vend me rrena e mashtrime. Sot mbushen 8 ditë që duhet ti përgjigjesh ftesës për dialog për të cilën re dakord të mërkurën e kaluar.
Ti je mësuar me pushtet në tavolinë. Në tavolinë ta sjell pushtetin krimi. Ta solli kur ishe kryetar Bashkie, ta solli në 2013, në 2015 dhe në Dibër. Ne nuk duam pushtet në tavolinë, por pushtet që e sjellin qytetarët shqiptarë. Harroje se do tua mohosh më. Ti që thua se jemi bërë gazi i botës, kur ti je bërë turpi i Europës që e shndërrove një vend anëtar të NATO-s në Kolumbi brenda një viti”.