[sgmb id=”1″]
Me himnin kombëtar, është mbyllur paqësisht protesta e PD-së e cila për 1 orë bllokoi lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të vendit.
Mbështetës të PD-së nën drejtimin e deputetëve demokratë u vendosën në rrethrrotullimin “Shqiponja”, Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i Plugut, (Lushnje), rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se protesta ishte shenjë e vendosmërisë së opozitës për realizimin e kërkesës për qeveri teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkohë deputeti i PD-së deklaroi se protesta e sotme ishte nisja e përshkallëzimit të protestës së nisur më 18 shkurt para kryeministrisë. Protesta e opozitës nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 12:00.
Ora 12:00 Mbyllet protesta, Basha: S’heqim dore nga qeveria teknike
Basha: Zonja dhe zotërinj të rinj dhe të reja, qytetarë të lirë të republikës së re që po afron, qindra mijëra shqiptare i janë bashkuar sot në paqe dhe me kulturën më të thellë kombëtare dhe europiane në këtë akt patriotik që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos e dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës por të bashkohemi siç jemi bashkuar qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që do të largojë kriminelët nga institucionet sipas ligjit të dekriminalizimit. Që do të luftojë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme përfshi votimin biometrik, elektronik dhe dhe numërimin elektronik të votës dhe votimin e zbatimin menjëherë të vettingut dhe reofrmës në drejtësi sipas kushtetutës dhe marrëveshjes së 21 korrikut. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qendrës. Ku është një paralajmërin se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ta përmbyllim këtë proteste në paqe pa asnjë provokim dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi.
Ora 11:40 Spaho: Trafiku u devijua, bllokuam edhe superstradën Elbasan-Durrës
Deputeti i PD, Edmond Spaho tha nga Elbasani se protesta u vendos në dy nyje kryesore dhe kjo për shkak se trafiku filloi të devijohje në rrugë sekondare.
Spaho: Pjesëmarrja është masive, falenderojmë qytetetarët që iu bashkuan protestës. Është faza e dytë e protestës, pas 66 ditë në çadër protesta u përshkallëzua me bllokimin e rrugës. Protesta është paqësore dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Deri tani nuk kemi pasur provokimi dhe shpresojmë që do vazhdojnë të jenë kështu. Për ta bërë efektive bllokimin e trafikut u detyruam të modifikojmë pozicionimin tonë për shkak se po devijohej trafiku në rrugë sekondare dhe një bllokim e bëmë në hyrje të autosdrës Elbasan-Tiranë dhe një në hyrjë të superstradës Elbasan-Durrës.