Qepët e njoma janë shumë të ushqyeshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve.
Ato janë edhe burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, derisa mineralet përmbajnë mjaft fosfor, kalium dhe kalcium.
Për shkak të përmbajtjes anti-baktere mbrojnë trupin nga to, dhe përmirësojnë tretjen e ushqimit.
Ja, cilat janë dobitë e konsumimit të qepëve të njoma:
1. Ruajnë zemrën
Qepët e reja janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.
2.Mbron shikimin
Qepët e reja mbrojnë nga problemete syve, ndërsa prania e vitaminës A ul rrezikun nga paraqitja e degjenerimit të makulës.
3.Forcon eshtrat dhe imunitetin
Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë eshtrat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave. Një qepë e njomë përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1,6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave, të cilat përmirësojnë shëndetin e eshtrave.
4.Zvogëlon kolesterolin
Qepët e reja përmbajnë substanca të shumta që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e tij e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe përveç asaj që ndihmon në uljen e kolesterolit, është i mirë edhe për kthimin e sheqerit të lartë në shkallë normale.
5.Është i mirë për lëkurën
Qepët e reja ndihmojnë organizmin që të prodhojë sasi më të mëdha të kolagjenit dhe që ta ripërtërijë. Kolagjeni është i domosdoshëm që lëkura të mbetet e bukur.