Facebook bëri të ditur në konferencën e zhvilluesve F8 se versioni i Instagram në Android do të mund të jetë funksional edhe offline. Në fakt, kjo po ndodh aktualisht në disa pjesë të botës.
Mënyra offline, sipas TechCrunch do të punojë edhe për iOS. Kjo mënyrë shkon përtej thjesht ruajtjes së një drafti apo renditjes së një foto në krye të feed, gjë që aktualisht aplikacioni e lejon kur ata përpiqen të postojnë me shërbim të dobët interneti.
Por gjithashtu tani mund të pëlqeni apo komentoni në fotot e përdoruesve të tjerë, apo thjesht të ndjekë apo jo një llogari, pa lidhje interneti. Në momentin e parë që telefoni juaj ka akses interneti, Instagram do tu rikthehet këtyre historive dhe do të plotësojë veprimet një për një.
Për më tepër, Instagram do të bëjë ‘cache’ në mënyrë efektive disa pjesë të aplikacionit si Explore apo profilet që keni parë zakonisht, kështu që nuk do të filloni me një ekran të bardhë kur nuk keni lidhje të mirë.
Facebook thotë se kjo e bën më të përdorshëm Instagramin dhe kur është offline për të siguruar eksperiencat e përdoruesve në vende ku nuk ka shërbim interneti apo ai është i kufizuar.