Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një fjalim të mbajtur sot me mësuesit për Reformën në Arsim është shprehur mjaft e kënaqur me gjendjen në të cilën gjendet sot arsimi.
Ajo ka vlerësuar arritjet e arsimit në këto vite nën drejtimin e saj.
Nikolla nuk harroi të përmendte gojët e liga, të cilat mundohen të përdhosin punët e mësuesve, si dhe disa politikanë që janë të kujdesshëm që goditja të jetë me fjalë e të shtojën ca vota.
“Mos lejoni gojëliqtë që të përdhosin punët tuaj. Unë jam e vetëdijshme që buxhetet nuk kanë qenë të larta.
Po edhe këtu dua të ndalem me shumë modesti, për të mos harruar gabimet që janë bërë në të shkuarën. Disa politikanë janë të kujdesshëm që goditja të jetë me fjalë e të shtojnë ca vota.
Ne jemi në reformë sistematike, votoni kë parti që doni, por mos lejoni nëpërkëmbjen e sistemit të meritës.
Unë ju lutem që të mos më lini vetëm dhe dua të dëgjoj të gjitha dëshmitë tuaja në lidhje me punësimin nëpërmjet portalit të mësuesve online”, u shpreh ndër të tjera Nikolla.