Loading...

Nard Ndoka i drejtohet Ilir Metes:Hiqe friken,bashkohu me opoziten!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka duke folur te çadra e protestës së opozitës, i ka bërë thirrje kreut të LSI-së, Ilir Meta që të braktisë Ramën dhe të mbështesë kauzën e opozitës.

“Zoti Ilir Meta hiqe frikën, bashkohu me opozitën për standardet e zgjedhjeve. Ti ke humbur besimin te Edi Rama, ne e kemi humbur tek ty. Bëje dallimin, nëse vërtet je burrë mbaje fjalën. Distancohu nga Rama për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Ndoka duke i kujtuar Metës grevën e urisë në vitin 2008 për ndryshimet kushtetuese të kontestuara prej LSI-së.

Ndoka ndodhet në çadër bashkë me disa parti të tjera aleate të opozitës

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com