Loading...

Ministri i Jashtem Gjerman:Une dhe Rama jemi socialist,nuk pranojme pyetje!

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, socialisti Sigmar Gabriel nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp nga selia e Kryeministrisë.

Zyra e shtypit e Ramës, që herët në mëngjes kishte njoftuar gazetarët për konferencën Rama-Gabriel dhe u kërkonte që të jepnin emrat dhe median që përfaqësonin. Thjesht për formalitet, pasi do të ishin vetëm spektatorë për të ndjekur konferencën 15 minutëshe dhe nuk do të bënin asnjë pyetje.

Ashtu sikurse tashmë dihet dhe siç ishte orkestruar ditët e fundit, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel kritikoi bojkotin parlamentar të opozitës.

Megjithatë, e tha diçka të vërtetë. Në konferencën për shtyp e pranoi publikisht se është socialist dhe bashkë me Edi Ramën janë anëtarë të partive socialdemokrate.

Në këtë mënyrë, ka hedhur poshtë lajmet “Fake News” të mediave pranë Qeverisë, të cilin e cilësojnë si “njeriun e Merkel”, kur në fakt Kancelarja gjermane është anëtare e Partive Popullore Europiane (PPE) ku bën pjesë edhe PD.

Pasi zyrtari gjerman përfundoi “sulmin” ndaj çadrës së opozitës, Kryeministri mbylli “konferencën” (nuk mund të quhet konferencë shtypi pa pyetje, por deklaratë) duke mos pranuar asnjë pyetje nga gazetarët dhe u largua së bashku me ministrin Sigmar Gabriel.

Konferenca Rama-Gabriel:

Edi Rama: Nder i veçantë që sot kemi këtu z.Sigmar Gabriel dhe për kontributin e tij, për procesin e Berlinit,  për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Ne i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë, kancelares dhe ministrit të Jashtëm për mbështetjen e reformave transformuese në vend dhe sidomos të reformës në drejtësi, mbështetje e shprehur më së miri në asistencën gjermane për projektet në infrastrukturës, administratën publike, arsimin publik etj.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel: Ajo që po them këtu në Tiranë nuk është pikëpamja ime personale, por e qeverisë federale dhe e kancelares Merkel. Ne të dy (Rama-Gabriel) jemi anëtarë të partive sociademokrate.

Ne kemi marrë seriozisht të gjitha shënimet apo thëniet e Kryeministrit Rama lidhur me entuziazmin e fillimit të procesit të Berlinit, por ka një ngadalësim të këtij procesi. Në takimin e radhës në Trieste të bëjmë dhe njëherë të qartë se ku mund të ndihmojmë.

Deputetë të përzgjedhur bojkotojnë pikërisht parlamentin. Kjo nuk është diçka e pranueshme apo e kuptueshme nga ana jonë. Ky nuk është opinioni im personal, por i qeverisë federale. Së pari të rikthehet opozita në parlament. Së dyti të realizohet procesi i vetingut.

Nëse pozita ka shqetësime për zgjedhjet e lira, ka një mundësi për t’u kujdesur për zgjedhje të lira. Ne jemi të gatshëm të sjellim më shumë vëzhgues zgjedhorë dhe për këtë duhet të diskutohet në parlament dhe jo në çadër, ndaj këshillojmë me urgjencë që ky bojkot i parlamentit të mbyllet.

Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi hyn në fazë kaotike, për këtë nuk mund të kemi mirëkuptim dhe nuk mund të ofrojmë mbështetje. Në fund do duhet të vendoset për interesat e qytetarëve të vendit, kush bojkoton parlamentin ai largon vendin nga BE. Mendoj që kësisoj do ishte me rëndësi maksimale që opozita të rikthehet në Parlament. Ne si gjermanë dëshirojmë t’ju ndihmojë por kjo ka për kusht që zhvillimi i vendit të ketë të gjithë aktorët politikë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com