ORIKU, SI MODEL I SJELLJES NDAJ MJEDISIT
Në Parkun Arkeologjik të “Orikut” përveç misionit themelor të njohjes dhe mësimit të historisë së një prej qyteteve në antikitet, po punohet edhe për një përkujdesje ndaj ambjentit e mjedisit brënda parkut, si një model për tu sjellë ndaj natyrës.
I shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme e , mbi të gjitha në një kodrinë panoramike përfund Koraborunit e përballë vargmalit të Lungares, Oriku shquhet edhe për një bimësi e faun të pasur ku krahas barit e shkurteve të ulëta gjallojnë pemët e Ullirit, Fikut etj…
Më duhet të falenderoj Subjektin e pastrimit ” Duka” sh.p.k me Administrator Adhurim Duka, për kontributin në vendosjen e koshave të prodhuar enkas për Orikun.
Falenderoj gjithashtu nxënësit e Shkollës së mesme ” Hasan Pulo”, Orikum, me drejtor Andon Meçaj, të cilët kontribuan në lyerjen me gëlqere të pemëve të Parkut.
Siç e shikoni po punohet që 18 Prilli, dita e Hapjes së Parqeve Arkeologjike, Orikun, ta gjejë gati me të gjitha.
DRKK- Vlorë po punon e përkushtuar dhe me përgjegjësi për të bërë më të mirën…
Sejmen Gjokoli (Pergjegjesi i Parkut)