Një dëshmitar në lokalin , ku ndodhi atentati në Vlorë tregoi se dy persona të armatosur u futën në lokal dhe qëlluan mbi disa klientë që ndodheshin në një tavolinë.
Viktimë ngeli 33-vjeçari Ergys Gjeoveshaj, ndërsa të plagosurit janë Florian Hila, 28 vjeç, Arta Luka, 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ngjarja ndodhi për hakmarrje, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në lokalin “Fiks Fare”.
Policia ;zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 Prill, ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Kapet dhe arrestohet 1 nga autorët e vrasjes si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë ! (Ngjarja) Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë: 1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant). 2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal). 3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal). Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: – Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë. Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. 2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”, – 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. |