[sgmb id=”1″]
Deputetja Monika Kryemadhi dhe njëkohësisht gruaja e Ilir Metës ka folur pas zgjedhjes së këtij të fundit si president.
“Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutë se nuk jemi asnjë vend i pasur. Sigurisht do të jem deputete e parlamentit”, u shpreh Kryemadhi.
Më tej ajo u shpreh për zgjedhjen e Metës si president. Më lini ta mendoj, më lini të marr frymë përsa i përket Vasilit është zëvëndës kryetar i LSi-së. S’e kam uruar Metën, akoma nuk jam e kthellët për atë që ndodhi. Unë do t’i uroj që zoti t’i jap lumturi dhe pozicioni që ai mori, ta marr me përgjegjësi.
Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade si presidente. Shpresoj që opozita të vijë dhe të marr rolin e saj. Unë kam përshtypje se sipas Kushtetutës bëhet president në korrik Ilir Meta. Kemi nevojë për garanci që të mos bëhemi si Maqedonia”, u shpreh Monika Kryemadhi.
lir Meta u zgjidh presidenti i Republikës së Shqipërisë, me 87 vota por dhe dy vota kundër. Seanca u drejtua nga nënkryetarja Valentina Leskaj dhe të pranishëm ishin 89 deputetë.
Më herët u zbardhën edhe emrat e 23 deputetëve që kanë firmosur për të propozuar Metën për president. Mes tyre ishte edhe Monika Kryemadhi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.
Komisioni i Ligjeve i ka dhënë “OK”-in kandidaturës së Ilir Metës për President pasi plotëson të gjitha kërkesat kushtetuese dhe ligjore. Ky komision drejtohej nga Vasilika Hysi, ku ka paraqitur jetëshkrimin, vetëdeklarimin e garantimit të integritetit të Metës. Komisioni ka marrë shkresën e KQZ-së për formularin e vetëdeklarimit të kandidatit Meta. Sipas KQZ-së rezulton se Ilir Meta nuk është në kushtet e ndalimit. Po kështu plotëson kushtin që është mbi 40 vjet dhe kadidatura e tij përmbush kushtet ligjore dhe nuk ka asnjë problem kushtetues.
Sipas komisionit të ligjeve Ilir Meta është kandidat i vetëm për president dhe për këtë të gjithë deputetët kanë rënë dakord.
Meta u zgjodh president në raudin e katërt të votimit, pas djegies së 3 raundeve të para. Dje ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që i ka bërë presion LSI-së për zgjedhjen e presidentit të ri dhe disa minuta më vonë nisën lëvizjet për mbledhjen e firmave