[sgmb id=”1″]
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është nderuar me titullin ‘Doctor Honoris Cauza” nga Grand Valley State University, universitet ku ka përfunduar dhe studimet. Titulli i është dhënë për kontributin e tij në shërbimet publike, ndërsa historia e tij është konisderuar si model suksesi nga drejtues të universitetit.
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është rikthyer në “Grand Valley State University” këtë rradhë jo si student por për tu nderuar me titullin “Doctor Honoris Cazua” për kontributin e tij në shërbimet publike. Veliaj ka qënë i ftuar nderi në ceremonoinë e diplomimit të 3 mijë studentëve me të cilët ndau historine e tij, nga diplomimi dhe te rikthimi në Shqipëri.
“Shumë studentë vendosën të qëndrojnë në SHBA dhe pyetja ime ishte: Duhet të bëhem një motor në një makinë të vogël të fuqishme apo duhet të bëhem kaçavida në një makineri gjigante si Shtetet e Bashkuara. Ndaj mora vendimin që të kthehesha dhe nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, është shprehur Veliaj.