Kina dhe Rusia kanë dërguar anije të inteligjencës për të “përgjuar” luftanijen e Donald Trump-it në ujërat e Korësë së Veriut.
Presidenti i SHBA-ve ka dërguar aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson, e mbushur me reaktorë bërthamorë dhe në bord ka 100 avionë.
Ajo shoqërohet nga një nëndetëse dhe një anije ushtarake.
Por, sipas njoftimeve të fundit veprimet e amerikanëve janë duke u monitoruar nga rusët dhe kinezët për shkak të shqetësimit në rritje lidhur me vendosmërinë e Amerikës për të sulmuar Korenë e Veriut, shkruan Mail Online, përcjell Albeu.
Ky informacion është pretenduar nga burimet të shumta të qeverisë japoneze sipas The Yomiuri Shimbun.
Raportohet se ata po planifikojnë që të forcojnë akoma më shumë aktivitetet e paralajmërimit dhe ruajtjes në këtë zonë.